Transmetuar më 16-04-2026, 20:58

VIRXHINIA – Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shtetet e Bashkuara, ku ish-nënguvernatori i Justin Fairfax dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje në banesën e tyre.

Sipas mediave amerikane dhe burimeve policore, ngjarja ka ndodhur në Annandale, ku autoritetet kanë gjetur të pajetë ish-politikanin dhe bashkëshorten e tij, Serena Fairfax.

Shefi i policisë së qarkut, Kevin Davis, ka deklaruar se hetimet paraprake sugjerojnë se fillimisht gruaja është qëlluar për vdekje dhe më pas autori i dyshuar ka kryer vetëvrasje. Dy fëmijët e çiftit ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes, por nuk raportohet të jenë lënduar.

Autoritetet bëjnë me dije se çifti ndodhej në proces divorci në kohën e ngjarjes.

Justin Fairfax ka shërbyer si nënguvernator i Virxhinias nga viti 2018 deri në vitin 2022. Gjatë karrierës së tij politike, ai ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes publike pas akuzave të ngritura në vitin 2019, të cilat ai i ka mohuar.

Hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes vijojnë nga autoritetet amerikane.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit