Transmetuar më 16-04-2026, 20:52

LEZHË – Një konflikt mes disa të rinjve është regjistruar pak minuta më parë në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhë, duke u përshkallëzuar nga debat verbal në përplasje fizike.

Sipas burimeve nga vendngjarja, të rinjtë fillimisht janë konfliktuar për motive të dobëta dhe më pas janë përfshirë në dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë një debat i çastit, i lidhur me ngacmimin e një vajze.

Forcat e policisë kanë mbërritur në zonë dhe janë vënë në ndjekje të personave të përfshirë në ngjarje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre.

Ndërkohë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të incidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit