Transmetuar më 16-04-2026, 20:00

Një shtetase e huaj është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka braktisur fëmijën e saj të mitur në një spital në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një grua me inicialet M. Ch., ndaj së cilës kanë nisur procedurat penale nga strukturat për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e saj, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, fëmija i mitur ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe strukturave përkatëse sociale, ku po merr asistencën e nevojshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit