

DIBËR – Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra dhe janë vënë nën masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit, me vendim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër, në lidhje me një ngjarje të rëndë të ndodhur në Bulqizë.
Bëhet fjalë për dy inspektorë policie, një i sektorit të qarkullimit rrugor dhe një i rendit publik, të cilët ushtronin detyrën në Komisariatin e Bulqizës.
Sipas hetimeve paraprake, ata dyshohen për shpërdorim detyre dhe mosveprim gjatë ndërhyrjes në një incident të ndodhur më 10 mars 2026, ku mbetën të plagosur rëndë tre persona.
Hetimet kanë nxjerrë në pah se efektivët nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore në menaxhimin e situatës, çka ka sjellë ndërhyrjen e Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Ndaj tyre është vendosur pezullimi nga detyra, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






