Transmetuar më 16-04-2026, 19:07

TIRANË – Një debat i ashpër verbal është regjistruar sot në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë mes deputetit socialist Erion Braçe dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Përplasja nisi pasi Shehaj e cilësoi Braçen me termin “hajdut i vogël”, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të këtij të fundit. Sipas raportimeve nga salla e Kuvendit, Braçe iu afrua vendit ku ishte ulur Shehaj dhe i kërkoi llogari për deklaratën.

Debati mes tyre vijoi me tone të larta, ku të dy deputetët shkëmbyen akuza dhe kundërakuza. Braçe pretendoi se një deklaratë e ngjashme ishte bërë edhe më herët nga Shehaj dhe se më pas ky i fundit kishte kërkuar falje, gjë që u kundërshtua nga Shehaj.

Situata krijoi tension në sallë, ndërsa ndërhyrja e drejtuesve të seancës u kërkua për të qetësuar debatin dhe për të vijuar normalisht punimet parlamentare.

Përplasja:

Ti je hajdut i vogël”, i tha Shehaj-Braçes.

“Atë hajdutin ta kam thënë njëherë, e ke bërë si legen, ke kërkuar edhe falje”, ia ktheu Braçe-Shehajt.

“Jo jo, s’të kam kërkuar falje. Je një hajdut i vogël. Je i vogël në gjithçka”, i tha Shehaj-Braçes.

“Zoti kryetar, merr masa shkova unë te ai hajduti i vogël, apo erdhi ai te unë”, përfundoi Shehaj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit