

TIRANË – Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të enjteje në Hotel Tirana, duke përfshirë katin e katërt të godinës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës. Pamjet nga terreni tregojnë ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës, ndërsa operacioni vijon.
Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet pritet të nisin hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ky incident vjen vetëm pak ditë pas një tjetër zjarri në një kompleks banimi pranë QSUT, ku dhjetëra apartamente u dëmtuan rëndë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






