Transmetuar më 16-04-2026, 18:09

ROMË – Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, gjatë një vizite në Romë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama vlerësoi marrëdhëniet historike mes Shqipëri dhe Itali, duke theksuar se qeveritë italiane kanë qenë një mbështetje e vazhdueshme për vendin gjatë tre dekadave të fundit.

Kreu i qeverisë shqiptare u ndal veçanërisht te bashkëpunimi aktual me qeverinë e drejtuar nga Giorgia Meloni, për të cilin tha se ka sjellë një intensifikim të projekteve të përbashkëta dhe një dimension më strategjik në marrëdhëniet dypalëshe.

Sipas Ramës, kjo fazë përfaqëson një hap përpara në partneritetin mes dy vendeve, me fokus në zhvillimin e projekteve konkrete që pritet të ndikojnë në rritjen ekonomike dhe forcimin e sigurisë në Shqipëri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit