

TIRANË – Dy telefonata të rreme kanë alarmuar një ditë më parë Policia e Shtetit, duke vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar, një shtetas ka kontaktuar sallën operative duke pretenduar se në një automjet ishte vendosur lëndë plasëse.
Pas verifikimeve dhe veprimeve hetimore, rezultoi se alarmi ishte i rremë. Për këtë rast,
Komisariati i Policisë Nr. 1 ka referuar materialet në prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj autorit të dyshuar.
Në një rast të dytë, një telefonatë tjetër sinjalizoi për të shtëna me armë zjarri në zonën e Yzberisht. Edhe pas këtij njoftimi, forcat e policisë ndërhynë menjëherë, por nga verifikimet rezultoi se bëhej fjalë për një alarm të pavërtetë.
Autoritetet bëjnë me dije se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personit që ka kryer kallëzimin e rremë në rastin e dytë.
Policia e Shtetit apelon për përgjegjshmëri nga qytetarët, duke theksuar se njoftimet e rreme jo vetëm që përbëjnë vepër penale, por edhe pengojnë reagimin ndaj rasteve reale emergjente.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






