

Nuk arrita as t’i puth për herë të fundit – rrëfimi që të copëton zemrën nga tragjedia në familjen Berisha
Për këtë ngjarje ka folur edhe një prej familjareve të viktimave, e cila ka përshkruar momentet e rënda që ka përjetuar.
MALISHEVË – Tragjedia që tronditi Malishevën, ku humbën jetën Ilir Berisha, 35 vjeç, dhe dy fëmijët e tij të mitur, vajza Naile dhe djali Kujtimi, vijon të rëndojë mbi familjarët dhe gjithë komunitetin.
Një nga të afërmet e tyre ka rrëfyer momentet e para pas ngjarjes, duke përshkruar me dhimbje të madhe atë që pa në banesë, ku tre jetët u shuan brenda pak çastesh nga zjarri që përfshiu shtëpinë.
Për këtë ngjarje ka folur edhe një prej familjareve të viktimave, e cila ka përshkruar momentet e rënda që ka përjetuar.
“Asgjë nuk ishte në rregull në atë banesë. Më tha kunata: ‘Dil, se kanë vdekur’. Fëmijët ishin në duart e saj, njëri në një anë e tjetri në anën tjetër. U përpoqa t’ua kontrolloja pulsin, por nuk kishte asnjë shenjë jete dhe duket se kishin ndërruar jetë shumë shpejt. I çova në ambulancë për të parë nëse kishte ndonjë shpresë, por nuk munda as t’i puth për herë të fundit. Më dhembën shumë. Djali ishte i dajës tim, ndërsa fëmijët i kam konsideruar si të mitë. Jam në gjendje shumë të rëndë. Dy prej tyre ishin të djegur dhe pa jetë në vend. U përpoqa t’i vendos vetë në makinë, por nuk munda”, u shpreh ajo.






Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






