

TIRANË – Opozita ka njoftuar zhvillimin e një proteste këtë të premte përpara Kryeministrisë së Shqipërisë, e cila pritet të nisë në orën 19:00.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka bërë të ditura masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke paralajmëruar kufizime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në disa akse kryesore të kryeqytetit.
Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës, do të bllokohet përkohësisht lëvizja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”. Gjithashtu, kufizime do të ketë edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Autoritetet bëjnë me dije se, në varësi të zhvillimit të protestës, mund të aplikohen masa shtesë dhe kufizime të tjera në rrugë të ndryshme të Tiranë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






