

Administrata Tatimore ka intensifikuar kontrollet në tregun e karburanteve në të gjithë vendin, me fokus zbatimin e çmimeve të përcaktuara nga Bordi i Transparencës.
Sipas institucioneve, gjatë verifikimeve në terren janë konstatuar raste të shitjes së karburantit mbi çmimet e miratuara, duke sjellë dëme për konsumatorët dhe duke cenuar rregullsinë e tregut.
Si rezultat i shkeljeve të evidentuara, tre subjekte janë referuar pranë Bordit të Transparencës për pezullim të përkohshëm të aktivitetit. Ndërkohë, kontrollet dhe verifikimet ndaj operatorëve të tjerë po vijojnë në të gjithë territorin e vendit.
Administrata Tatimore thekson se do të vijojë kontrollet e bazuara në analizën e riskut, me qëllim garantimin e zbatimit të çmimeve të miratuara, mbrojtjen e konsumatorëve dhe formalizimin e tregut të hidrokarbureve.
Njoftimi nga Administrata Tatimore:
Administrata Tatimore është e vendosur të luftojë çdo rast abuzimi me çmimet e karburantit, duke shtuar kontrollet në sektorin e karburanteve. Nga kontrollet në terren, bazuar në analizën e riskut, krahas shkeljeve të tjera, janë konstatuar raste të shitjes mbi çmimet e përcaktuara nga Bordi i Transparencës, duke dëmtuar drejtpërdrejt konsumatorët.
3 subjekte janë referuar pranë Bordit të Transparencës për pezullim të përkohshëm të aktivitetit, ndërsa verifikimet vijojnë për subjektet e tjera. Kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, për të garantuar: Zbatimin e çmimeve të miratuara nga Bordi i Transparencës
Mbrojtjen e konsumatorëve
Formalizimin e tregut të hidrokarbureve
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






