

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Jurgen Neza, Kevin Neza dhe kushëririn e tyre Hysen Neza, të akuzuar për rrëmbimin dhe dhunimin e biznesmenit Florjan Sula, ngjarje e ndodhur më 30 mars të këtij viti.
Gjatë seancës gjyqësore, të ndaluarit nuk kanë dhënë deklarime, ndërsa përmes avokatit mbrojtës kanë pretenduar se nuk bëhet fjalë për rrëmbim, por për një konflikt financiar.
Sipas mbrojtjes, biznesmeni u kishte një borxh prej 60 milionë lekësh dhe ata e kishin marrë me automjet për t’u sqaruar lidhur me këtë çështje. Po sipas avokatit, pasi kanë konstatuar pamundësinë e tij për të shlyer detyrimin, e kanë lënë të lirë.
Mbrojtja gjithashtu ka pretenduar se njëri prej të arrestuarve është vetëdorëzuar pasi ka mësuar se ishte në kërkim, ndërsa dy të tjerët ndodheshin në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e lëndëve narkotike, pretendime këto që nuk janë shoqëruar me dokumentacion provues në gjykatë.

Nga hetimet paraprake rezulton se tre të rinjtë janë prezantuar si agjentë të BKH-së dhe kanë rrëmbyer 32-vjeçarin, duke e mbajtur për disa orë në një ambient privat.
Sipas hetimeve, ata e kanë dhunuar dhe i kanë kërkuar shumën prej 1 milion eurosh në këmbim të lirimit. Viktima dyshohet se u ka premtuar 500 mijë euro, por pas lirimit ka kallëzuar ngjarjen në polici.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet se konflikti lidhet me aktivitetin e call center-ave.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






