

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në rajonin Friuli të Italisë, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetas italian dhe është plagosur rëndë një shofer shqiptar, emigrant 55 vjeçar që drejtonte mjetin e rëndë transportues.
Viktika është Gianluca Gussetti 48 vjeç që shihni në foto, nga Udinese.
Shqiptari i plagosur rëndë, ishte me banim në Treviso dhe u dërgua në spital me helikopter në gjendje serioze për jetën.
Sipas autoriteteve italiane, ngjarja ka ndodhur në zonën e Marianos, ku janë përplasur një kamion i drejtuar nga shtetasi shqiptar dhe një furgon frigoriferik i drejtuar nga viktima italiane.
Si pasojë e përplasjes së fortë, shoferi italian ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi shqiptar është transportuar me urgjencë me helikopter drejt spitalit në Udine, ku po merr trajtim intensiv.

Gjendja e tij raportohet si e rëndë dhe mjekët po bëjnë përpjekje për stabilizimin e parametrave jetësorë, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende publik.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






