Transmetuar më 16-04-2026, 11:05

Kryeministri Rama vizitë pune në Itali dhe Spanjë – Takime të nivelit të lartë për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit me Italinë dhe në Samitin për Mbrojtjen e Demokracisë në Spanjë

Kryeministri Rama, nisi një vizitë pune në Romë dhe Barcelonë me axhendë takimesh treditore në datat 16–18 prill, në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë, tha për noa.al një burim zyrtar pranë Kryeministrit, pas kërkesës së redaksisë për informacion.

Gjatë qëndrimit në Itali, Kryeministri do të zhvillojë një takim me Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, e më pas me Ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Ndërsa në vijim të vizitës, Kryeministri Rama do të marrë pjesë me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez, në punimet e mbledhjes së katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që zhvillohet në Barcelonë, Spanjë.

Punimet e samitit do të përqendrohen në tema kyçe si “Institucionet dhe multilaterizmi” si edhe “Dezinformimi dhe teknologjia digjitale”, ku një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rregullimit të mjedisit dixhital për të luftuar dezinformimin, forcimit te institucioneve demokratike dhe multilateralizmit, si dhe luftës ndaj pabarazive si themel për një demokraci të fortë.

Në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë edhe takime bilaterale me kryeministrin Sanchez, Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit