

Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona për shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm
Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 7 persona, mes tyre 4 ish-zyrtarë të IMT-së në Himarë dhe 3 shtetas të akuzuar për ndërtim të paligjshëm.
Hetimet lidhen me ndërtimet e paligjshme në zonën “Kodrën e Rrapojve” në Himarë, ku sipas organit të akuzës, shtetasit në fjalë, gjatë ushtrimit të funksioneve publike, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke cenuar interesat e ligjshme të shtetit dhe subjekteve të tjera.
Në njoftimin zyrtar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë bën me dije se janë dërguar në gjyq shtetasit:
M.B., i akuzuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;
B.M., i akuzuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;
Sh.T., i akuzuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;
R.H., ish-kryeinspektor i IMT-së Bashkia Himarë, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
M.N., ish-kryeinspektor i IMT-së Bashkia Himarë, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
E.Z., ish-inspektor i IMT-së Bashkia Himarë, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
R.K., ish-inspektor i IMT-së Bashkia Himarë, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Sipas Prokurorisë, ish-zyrtarët dyshohet se kanë lejuar ose nuk kanë parandaluar ndërtimet e paligjshme, duke mos zbatuar detyrimet ligjore që rrjedhin nga funksioni i tyre.
Çështja tashmë i kalon gjykatës për shqyrtim të mëtejshëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






