

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë sërish në pyetje Reni Ashikun, administrator i “Converse Management Consulting (CMC)”, në kuadër të hetimeve që lidhen me menaxhimin e fondeve të programit IPARD të Bashkimit Europian.
Hetimet përqendrohen te mënyra e shpërndarjes dhe administrimit të fondeve të dedikuara për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale, një program mbështetës i Bashkimit Evropian.
Në këtë çështje është përfshirë edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila figuron e kallëzuar në kuadër të hetimeve.

Sipas burimeve hetimore, Ashiku është paraqitur për të dytën herë në SPAK, ndërsa autoritetet po verifikojnë rolin e tij dhe të personave të tjerë të përfshirë në administrimin e fondeve IPARD.
Për momentin nuk janë bërë publike detaje të plota mbi përgjegjësitë individuale të të përfshirëve, ndërsa hetimet vijojnë ende.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






