

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 7 persona, mes tyre ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Himarë, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm.
Çështja lidhet me hetimet për ndërtimet e paligjshme në zonën “Kodra e Rrapojve”, Himarë, ku sipas prokurorisë, të pandehurit kanë vepruar në kundërshtim me ligjin gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre publike, duke dëmtuar interesat e shtetit dhe të subjekteve të tjera.
Sipas njoftimit zyrtar, në gjyq janë dërguar këta shtetas:
M.B., i akuzuar për “ndërtim të paligjshëm” (neni 199/a/4 i Kodit Penal) B.M., i akuzuar për “ndërtim të paligjshëm” (neni 199/a/4 i Kodit Penal) Sh.T., i akuzuar për “ndërtim të paligjshëm” (neni 199/a/4 i Kodit Penal) R.H., ish-kryeinspektor i IMT Bashkia Himarë, i akuzuar për “shpërdorim detyre” (neni 248 i Kodit Penal) M.N., ish-kryeinspektor i IMT Bashkia Himarë, i akuzuar për “shpërdorim detyre” (neni 248 i Kodit Penal) E.Z., ish-inspektor i IMT Bashkia Himarë, i akuzuar për “shpërdorim detyre” (neni 248 i Kodit Penal) R.K., ish-inspektor i IMT Bashkia Himarë, i akuzuar për “shpërdorim detyre” (neni 248 i Kodit Penal)
Prokuroria thekson se hetimet kanë evidentuar shkelje të detyrës nga zyrtarët përgjegjës, të cilët dyshohet se kanë lejuar ose nuk kanë parandaluar ndërtimet e paligjshme në zonën në fjalë.
Çështja pritet të vijojë në gjykatë për shqyrtim të mëtejshëm të përgjegjësisë penale të të pandehurve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






