

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ku sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, duke lënë të plagosur dy shtetas.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë në një institucion shëndetësor për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi se hetuesit policorë, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje lidhur me motivet e incidentit, ndërsa puna për identifikimin e autorëve vijon.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






