Transmetuar më 16-04-2026, 08:51

Tropojë – Një 23-vjeçar është arrestuar në qytetin e Bajram Currit, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje dhe në gjendje të dehur.

Sipas Policisë së Tropojës, i riu me inicialet A. Gj., banues në Bajram Curri, u ndalua në flagrancë teksa drejtonte një automjet tip “Benz”. Gjatë kontrollit, në mjet iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin.

Nga verifikimet e kryera, rezultoi se 23-vjeçari ishte nën efektin e alkoolit në momentin e ndalimit. Po ashtu, nga hetimet paraprake dyshohet se ai kishte qëlluar më herët në ajër me armën që e mbante pa leje.

Operacioni u realizua nga strukturat e Komisariatit të Policisë Tropojë, në kuadër të goditjes së rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit