

Gjykata e Kasacionit në Itali ka konfirmuar dënimin me 30 vite burg për Elona Kalesha, 42 vjeçe, e akuzuar për vrasje të dyfishtë dhe përdhosje të kufomës në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Firence.
Sipas vendimit përfundimtar, u rrëzua ankimi i mbrojtjes, ndërsa u pranua kërkesa e prokurorisë për të lënë në fuqi dënimin e dhënë nga shkallët më të ulëta të gjyqësorit.
Ngjarja daton në vitin 2015, kur Teuta Pasho dhe Shpëtim Pasho u zhdukën në Firence. Pas pesë vitesh kërkimesh, në dhjetor 2020, mbetjet e tyre u gjetën të copëtuara dhe të futura në katër valixhe, të hedhura në një zonë pranë superstradës Firence–Pisa–Livorno dhe burgut të Solliçiano.
Më herët, në vitin 2025, Gjykata e Apelit kishte konfirmuar të njëjtin dënim prej 30 vitesh burg, duke rrëzuar si kërkesën e prokurorisë për burgim të përjetshëm, ashtu edhe pretendimin e mbrojtjes për pafajësi.
Vendimi i Kasacionit e bën përfundimtar dënimin ndaj të akuzuarës, duke mbyllur përfundimisht një nga çështjet më të rënda kriminale të viteve të fundit në Itali.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






