Transmetuar më 16-04-2026, 07:19

Të enjten, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me mot të karakterizuar nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë të dendura.

Sipas parashikimeve, reshje shiu me intensitet të ulët do të shfaqen në orët e mesditës dhe do të vijojnë deri në pasdite, kryesisht në zonat malore të ultësirës perëndimore, si dhe në verilindje të vendit. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat bregdetare dhe në lugina, ajo mund të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s.

Ndërkohë, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit