Transmetuar më 15-04-2026, 21:37

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqi, ku një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme në provincën Kahramanmaraş ka lënë të paktën nëntë persona të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është një nxënës 14-vjeçar i kësaj shkolle, i cili hapi zjarr brenda ambienteve, duke vrarë tetë nxënës dhe një mësues, si dhe duke plagosur 13 persona të tjerë. Pas sulmit, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Pamje të publikuara nga vendngjarja tregojnë momente paniku, ku nxënësit përpiqen të shpëtojnë duke u hedhur nga dritaret e godinës së shkollës.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ku gjashtë prej tyre ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa tre raportohet të jenë në gjendje kritike.

Sipas të dhënave, autori, i identifikuar si Isa Aras Mersinli, ishte nxënës i shkollës dhe djali i një ish-oficeri policie. Autoritetet kanë shoqëruar në polici prindërit e tij, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit