Transmetuar më 15-04-2026, 20:59

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Balldren–Torovicë, ku një drejtues ciklomotori ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me një mur rrethues.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, e cila dyshohet se është shtatzënë.

Të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë në Spitali Rajonal i Lezhës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në aksin rrugor Balldren–Torovicë, shtetasi R. O., duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, është përplasur me një mur rrethues në anë të rrugës.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të, të cilët janë transportuar në spital për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit