Transmetuar më 15-04-2026, 20:12

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali, ku pritet të takohet me homologen e tij, Giorgia Meloni.

Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë italiane, takimi do të mbahet të enjten, më 16 prill, në orën 15:00, në Palazzo Chigi, selia e Këshillit të Ministrave të Italisë.

Në njoftim konfirmohet se: “Të enjten, më 16 prill, në orën 15:00, kryeministrja Giorgia Meloni do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Palazzo Chigi”.

Takimi pritet të zhvillohet në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve dhe bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit