Transmetuar më 15-04-2026, 17:49

SEKUESTRIMET (në vlerën 12 milionë euro)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një operacion ndaj një grupi të dyshuar kriminal të përfshirë në trafikun e kokainës, duke sekuestruar një sërë pasurish dhe asetesh në disa qytete të vendit.

Sipas njoftimit, masat e sekuestrimit përfshijnë kompani, pasuri të paluajtshme, automjete dhe llogari bankare që dyshohet se lidhen me personat nën hetim dhe subjektet e lidhura me ta.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:

Pasuritë e shoqërisë “P… GROUP” sh.p.k, me seli në Tiranë, përfshirë asete të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe kuota të shoqërisë Kuota në shoqërinë “HEC A…I” sh.p.k (33.30%) në Fushë-Arrëz, të lidhura me “P… GROUP” Kuota në shoqërinë “B….V” sh.p.k (50%) në Rubik, Lezhë Kuota në shoqërinë “Sh……i 2013” sh.p.k (50%), të lidhura me një ortak fizik Pasuritë e shoqërive “O….. Hotel” sh.p.k, “M….. N… A………”, sh.p.k dhe “E…… AL” sh.p.k, me aktivitet në Tiranë, Lezhë dhe zona të tjera

Gjithashtu, janë sekuestruar:

Rreth 60 pasuri të paluajtshme, përfshirë toka, apartamente, hotele dhe poste parkimi në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë dhe Himarë 89 automjete të llojeve të ndryshme, përfshirë mjete transporti dhe mjete teknologjike për ndërtim 72 llogari bankare të lidhura me persona fizikë, juridikë dhe subjekte nën hetim

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal dhe gjurmimin e pasurive të tjera të mundshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit