Transmetuar më 15-04-2026, 17:13

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, duke u shkrumbuar plotësisht.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti i përkiste shtetasit Aljon Pasho, 38 vjeç, banues në Sarandë. Burime bëjnë me dije se ai rezulton me precedentë të mëparshëm penalë dhe ka qenë i dënuar me katër vite burg për vepra penale që lidhen me marrëdhënie seksuale me të mitur dhe përndjekje.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo shkaqe aksidentale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit