

Lezhë, 15 Prill 2026 – Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në zonën e Shënkoll, ku një person ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Sipas informacioneve paraprake, Sazan Sula, 46 vjeç, ndodhej duke peshkuar pranë urës së Prekanit, kur dyshohet se ka rënë në kontakt aksidental me rrymën elektrike, duke pësuar goditje fatale.
Pavarësisht mbërritjes policore, i ndjeri kishte ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia e Lezhës tha se rreth orës 15:20, në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, shtetasi Sazan Sula, 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me kallam peshkimi, kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë veprimet hetimore me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






