Transmetuar më 15-04-2026, 13:50

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia pas një konflikti mes disa të rinjve në Korçë, ku mbeti i plagosur me thikë një i mitur.

Sipas uniformave blu, gjatë përplasjes fizike për motive të dobëta, i riu me inicialet A. P. dyshohet se ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj 19-vjeçarit rëndojnë veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në lidhje me ngjarjen, në gjendje të lirë po hetohen edhe katër persona të tjerë, mes tyre një 18-vjeçar dhe tre të mitur.

Nga hetimet rezulton se të rinjtë janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, ndërsa si prova materiale policia ka sekuestruar një automjet dhe një dru që dyshohet se është përdorur gjatë sherrit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit