Transmetuar më 15-04-2026, 13:47

Një tjetër sulm me armë zjarri ka tronditur jugun e Turqisë, ku të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Noa.al citon gazetën Haber të raportojë se tre nxënës dhe një mësues vdiqën nga sulmi me armë. Sakaq 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur në shkallë të ndryshme, pjesa më e madhe vajza dhe djem, nxënës të shkollës.

Ngjarja ka ndodhur në Shkollën e Mesme “Aysel Çalik”, në lagjen Onikishubat të qytetit Kahramanmarash, duke vënë në alarm forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Sulmuesi është një nxënës i klasës së 8-të, dhe babai i tij është një ish-oficer policie. Nxënësi që kreu sulmin e bëri këtë me 5 armë zjarri të ndryshme dhe zbrazi 7 karikatorë.

Guvernatori i qytetit, Mykerrem Ynlyer, konfirmoi incidentin dhe bëri të ditur se shkaqet e sulmit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Sipas informacioneve paraprake, autori fillimisht ka qëlluar në ajër në oborrin e shkollës, përpara se të hynte në ndërtesë dhe të hapte zjarr ndaj personave të pranishëm.

Shërbimet e emergjencës ndërhynë pas njoftimeve në linjën 112, duke transportuar të plagosurit në spital, ndërsa forcat e sigurisë rrethuan zonën.

Disa ditë më parë një nxënës 19 vjeçar hapi zjarr në shkollë duke plagosur mbi 30 nxënës e më pas u vetëvra.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit