

Shkrimtarja dhe poetja Mimoza Ahmeti ka ndarë detaje nga jeta e saj personale gjatë qëndrimit në Ferma VIP, duke rrëfyer historinë e njohjes me partnerin e saj.
Gjatë një bisede me banorin Ervin, ajo tregoi se partneri i saj është me origjinë nga Polonia dhe disa vite më i ri në moshë, ndërsa theksoi sakrificat që ka bërë për këtë marrëdhënie.
Ahmeti u shpreh se ka dhënë me qira shtëpinë e saj për të siguruar të ardhura shtesë, duke ndihmuar partnerin e saj, të cilin e përshkroi si të sëmurë. “Është një sakrificë që e kam bërë për dashurinë”, tha ajo, duke shtuar se marrëdhënia ka qenë shpesh e vështirë.
Ajo tregoi gjithashtu se njohja mes tyre nisi në rrjetet sociale, ku partneri e kishte kontaktuar për disa vite radhazi përmes Facebook-ut, edhe pse nuk fliste shqip.
“Po kishte dy-tre vjet që më shkruante. Kur erdhi i thashë: ‘çfarë të bëj unë me ty, ti je shumë i ri’, por ai më tha se do ta kuptoja më vonë”, rrëfeu Ahmeti.
Pavarësisht sfidave, ajo theksoi se ka përjetuar shumë momente të rëndësishme në këtë lidhje dhe se nuk arrin të shkëputet prej saj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






