Transmetuar më 15-04-2026, 13:30

Policia në Patra ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, në lidhje me një ngjarje me armë zjarri të ndodhur më 7 prill në zonën e Soulit.

Sipas autoriteteve greke, i arrestuari ishte shpallur në kërkim dhe është vetëdorëzuar në polici, përpara se të dërgohej para prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Akaisë.

Për të njëjtën ngjarje, një tjetër person është arrestuar më herët, ndërsa vijojnë hetimet për kapjen e një 30-vjeçari shqiptar, i cili konsiderohet si një nga të dyshuarit kryesorë.

Ngjarja ka ndodhur kur një 22-vjeçar është plagosur në këmbë pas të shtënave me armë zjarri. Sipas dëshmive, ai dhe një shok i tij kishin shkuar në zonë për një takim me qëllim zgjidhjen e një konflikti.

Por në vendngjarje ata janë përballur me një grup prej rreth 10 personash, dhe pas një debati verbal, dy prej tyre kanë nxjerrë armët dhe kanë hapur zjarr, duke lënë të plagosur të riun.

Nga hetimet paraprake, policia ka identifikuar tre persona të përfshirë në sulm, ndërsa dy prej tyre janë arrestuar dhe një tjetër mbetet në kërkim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit