Transmetuar më 15-04-2026, 12:54

Pas zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu një ndërtesë 12-katëshe pranë QSUT në Tiranë, policia ka ndërmarrë masa ndaj disa personave të dyshuar për përgjegjësi në ngjarje.

Sipas autoriteteve, është arrestuar menaxherja e supermarketit që ndodhej në katin përdhes të pallatit, ndërsa dyshohet se zjarri mund të ketë nisur nga kjo hapësirë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe ndërtuesi i kompleksit, me inicialet A.L., i dyshuar për shkelje të standardeve të sigurisë dhe përgjegjësi në ndërtim.

Hetimet paraprake sugjerojnë se flakët mund të jenë përhapur me shpejtësi për shkak të materialeve të përdorura në fasadën e objektit, ndërsa ende nuk ka një konkluzion zyrtar për shkakun e zjarrit.

Sipas burimeve, dyshohet se zjarri ka nisur nga djegia e disa kartonëve pranë ambienteve të supermarketit në katin e parë, por kjo mbetet për t’u konfirmuar nga hetimet në vijim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit