

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të vijojë shqyrtimin e dosjes “Partizani” në seancën e radhës më 30 prill, në orën 12:00.
Në këtë seancë pritet të dëgjohet si dëshmitar i parë Taulant Balla, i cili njëkohësisht rezulton edhe si kallëzues në këtë çështje.
Procesi vjen pas zhvillimeve të mëparshme, ku gjykata kishte pranuar kërkesën për thirrjen si dëshmitar edhe të kryeministrit Edi Rama në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Ndërkohë, SPAK ka kërkuar thirrjen si dëshmitarë edhe të biznesmenit Paro Laçi, si dhe të shtetasve Albert Xhani dhe Isa Tare.
Sipas burimeve nga procesi, dëshmia e Ballës pritet të jetë e para në radhë, për shkak të rolit të tij si kallëzues në këtë çështje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






