

Avokatja Eranda Gjonaj ka ngritur shqetësimin për një fenomen në rritje që, sipas saj, po ndikon ndjeshëm në statistikat e divorceve në vend.
Gjonaj u shpreh se rritja e numrit të ndarjeve nuk pasqyron domosdoshmërisht një krizë të re të familjes, por lidhet edhe me martesat fiktive për arsye dokumentesh, të cilat po bëhen gjithnjë e më të zakonshme mes të rinjve.
Sipas saj, shoqëria shqiptare po kalon nga një model kolektiv drejt një qasjeje më individualiste, fenomen që reflektohet veçanërisht tek brezi i ri. Ajo theksoi se të rinjtë po martohen më pak, ndërsa martesat në moshë të hershme shpesh rezultojnë jetëshkurtra.
“Statistikat mund të jenë disi artificiale”, u shpreh Gjonaj, duke shtuar se një pjesë e ndarjeve lidhen me martesa të lidhura për qëllime praktike, kryesisht për dokumentacion, të cilat më pas përfundojnë shpejt.
Ajo theksoi se në shumë raste, çiftet nuk ndjekin procedurën e divorcit, por kërkojnë shpalljen e pavlefshmërisë së martesës për t’u rikthyer në statusin e mëparshëm civil.
Sipas Gjonajt, ky fenomen është në rritje dhe mund të jetë tashmë në kulmin e tij, duke ndikuar drejtpërdrejt në perceptimin publik mbi stabilitetin e martesave në vend. Burimi: Oranews
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






