

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar urdhërarrest për biznesmenin Mir Pepa bëjnë me dije burime nga ky aksion.
Ai është bërë i njohur publikisht edhe për shkak të konfliktit të mëparshëm ku u përfshinë motrat Berisha dhe modelja Klea Prenga.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare lidhur me akuzat konkrete që rëndojnë ndaj Pepës, ndërsa pritet që në vijim SPAK të japë më shumë informacion mbi çështjen dhe arsyet e këtij vendimi.
Ngjarja ka rikthyer në vëmendje përplasjen e bujshme mes palëve, e cila kishte marrë jehonë të gjerë në media.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





