

Zhvillohet sot seanca e radhës e gjyqit në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Në sallën e gjyqit janë të pranishëm edhe dy prokurorët e çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani.
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit të kaluar, ndërsa procesi ndaj tij vijon në fazën e shqyrtimit në themel.
Seanca e fundit gjyqësore është zhvilluar më 3 prill, ku trupa gjykuese i dha dy javë kohë avokatit Ndreca për t’u njohur me dosjen hetimore, e cila përbëhet nga rreth 60 mijë faqe.
Procesi pritet të vijojë me shqyrtimin e provave dhe dëgjimin e palëve në seancat në vijim.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





