

Një ngjarje e dyshimtë është regjistruar mbrëmjen e së martës në zonën e Transballkanikes, ku dy automjete janë përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi fillimisht është hedhur lëndë djegëse në njërin prej mjeteve, i cili më pas është përfshirë plotësisht nga flakët.
Burime të pakonfirmuara flasin se në një automjet që i përket një efektivi policie është hedhur molotov.
Si pasojë e përhapjes së zjarrit, është dëmtuar edhe një automjet tjetër i parkuar pranë vendit të ngjarjes.
Një prej mjeteve është shkrumbuar totalisht. Fatmirësisht, automjetet kanë qenë të parkuara dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Autoritetet po punojnë për verifikimin e shkaqeve të plota të incidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





