

Tiranë, 14 prill 2026, ora 16:43 – Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka nisur riorganizimin e strukturave të Policisë së Tiranës, duke bërë lëvizjet e para në disa pozicione drejtuese.
Sipas informacioneve, shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, Neritan Buzi, është transferuar në Pukë, ndërsa në vend të tij është komanduar Luis Zeqaj.
Po ashtu, komandanti i trafikut në Tiranë, Joan Trungu, është transferuar në një detyrë të re si shef i forcave “Shqiponja” në kryeqytet. Ndryshime janë bërë edhe në Drejtorinë e Krimit Ekonomik, ku shefi i këtij sektori në Tiranë, Kreshnik Alimadhi, është transferuar në Lezhë si shef seksioni.
Këto lëvizje vijnë në kuadër të riorganizimeve të brendshme në strukturat e rendit në kryeqytet, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë edhe ndryshime të tjera në nivele drejtuese.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






