

Ish-banorja e reality show-t Big Brother VIP Albania, Brikena, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të rrugëtimit të saj në këtë format, duke ndarë emocionet dhe përjetimet pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend.
E ftuar në emisionin “Fan Club”, ajo u shpreh se është përballur me një mbështetje të madhe nga publiku dhe familja, ndërsa e cilësoi eksperiencën si të paparashikueshme dhe të mbushur me emocione.
“Që kur kam dalë, kam marrë shumë dashuri nga publiku dhe familja. Nuk më besohet që kam dalë. Të them të drejtën, para se të hyja brenda nuk e dija që do të dilja çift nga ky program. Për mua ka qenë një rrugëtim shumë i paparashikueshëm dhe me shumë emocione,” u shpreh ajo.
Brikena theksoi se, ndonëse nuk arriti të jetë pjesë e finales, e konsideron veten fituese për shkak të marrëdhënies së krijuar brenda shtëpisë.
“Unë nuk dola e humbur nga ai program, përkundrazi, fitova dashurinë. Kur dola, kuptova që ndoshta nuk e kam merituar finalen, por mbështetjen që më ka dhënë publiku e kam merituar dhe do të doja të isha në finale,” tha ajo.
Duke folur për raportin e saj me Mateo, Brikena u shpreh se lidhja e tyre ka kaluar nëpër shumë ulje-ngritje, por ka qenë tërësisht spontane.
“Raporti ynë ka pasur shumë ulje-ngritje, por çdo gjë ka qenë shumë spontane. Ai ka qenë shumë rezistent ndaj këtij raporti. Familja ime e do shumë Mateon dhe mezi presin ta takojnë,” u shpreh ajo.
Ajo shtoi gjithashtu se pas daljes nga programi ka pasur mundësinë të komunikojë edhe me familjarët e partnerit të saj, duke i cilësuar ata si njerëz shumë të mirë dhe duke shprehur dëshirën për t’i takuar së shpejti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






