Transmetuar më 14-04-2026, 21:40

Tiranë, 14 prill 2026- Zjarri që përfshiu kompleksin e banimit “Arlis”, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, është vënë nën kontroll pas disa orësh ndërhyrjeje intensive nga forcat e emergjencës.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të lënduar ka shkuar në 11. Të gjithë të plagosurit ndodhen në QSUT, ku po marrin ndihmë të specializuar mjekësore.

Më herët, drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, deklaroi se zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa konfirmoi transportimin e të lënduarve drejt urgjencës.

Ai bëri me dije se një prej të lënduarve ka pësuar djegie në rreth 15% të trupit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës në terren, ndërsa pritet një bilanc i plotë mbi dëmet dhe shkaqet e zjarrit që përfshiu godinën.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit