

Tiranë, 14 prill 2026, ora 20:56 – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas zjarrit që përfshiu një kompleks banimi pranë “Farmacia 10” në Tiranë, duke ngritur akuza mbi cilësinë e ndërtimit të godinës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha është shprehur se pallati “u dogj si kasolle kashte”, duke pretenduar se objekti ishte ndërtuar jashtë çdo standardi teknik dhe ligjor.
Ai ka deklaruar gjithashtu se çështja ishte denoncuar më herët dhe, sipas tij, ishte referuar në organet e prokurorisë.
Në vijim të reagimit, Berisha ka akuzuar se ndërtimi i përket biznesmenit Arlis Lena, të cilin e cilëson si “klient” të kryeministrit Edi Rama. Deklaratat e tij vijnë ndërkohë që autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit dhe verifikimin e kushteve të sigurisë në kompleksin e prekur.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






