

Tiranë, 14 prill 2026 – Pas zjarrit të rënë në një kompleks banimi në kryeqytet, Inspektorati i Përgjithshëm ka bërë të ditur se po ndjek nga afër zhvillimet e situatës dhe ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Me urdhër të Inspektorit të Përgjithshëm, Dashnor Sula, është ngritur një grup pune i posaçëm, i cili do të kryejë verifikime të detajuara mbi rrethanat e zjarrit.
Sipas njoftimit zyrtar, hetimet do të fokusohen në kontrollin e aktiviteteve ekonomike që ushtroheshin në ambientet e kompleksit, për të verifikuar nëse ato kanë qenë në përputhje me kushtet teknike dhe kërkesat ligjore në fuqi.
Gjithashtu, grupi i punës do të shqyrtojë funksionimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë, përfshirë alarmet kundër zjarrit, pajisjet për shuarjen e flakëve, sinjalistikën orientuese dhe daljet emergjente.
Inspektorati i Përgjithshëm thekson se do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet përgjegjëse dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, në funksion të zbardhjes së plotë të shkaqeve dhe përgjegjësive për këtë ngjarje.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






