

Tiranë, 14 prill 2026 – Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e zjarrit që përfshiu një pallat pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pasditen e së martës.
Sipas të dhënave paraprake, shtatë prej të lënduarve janë transportuar në QSUT, ku po marrin trajtim për asfiksi nga tymi, ndërsa një efektiv i shërbimit zjarrfikës është dërguar në Spitalin e Traumës, pas një dëmtimi në këmbë.
Zjarri, i cili ka përfshirë kryesisht fasadën e godinës, vijon prej më shumë se tre orësh, ndërsa forcat në terren po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Në operacion janë angazhuar tetë mjete zjarrfikëse, gjashtë automjete të emergjencave dhe rreth 50 efektivë, përfshirë forca nga ushtria dhe emergjencat civile. Ndërkohë, edhe dy helikopterë të tipit “Cougar” po operojnë nga ajri për të ndihmuar në neutralizimin e vatrave të zjarrit.
Po ashtu, katër autoambulanca janë vendosur në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë banorëve dhe efektivëve që mund të shfaqin probleme shëndetësore, kryesisht nga asfiksia.
Autoritetet vijojnë ndërhyrjen në terren, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






