

Tiranë, 14 prill 2026- Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka deklaruar se vijojnë kontrollet në banesat e kompleksit “Arlis” në Tiranë, i cili u përfshi nga flakët pasditen e sotme.
Në një prononcim për mediat, Hita bëri të ditur se ende nuk është bërë një bilanc përfundimtar i dëmeve dhe i personave të prekur nga zjarri.
“Tani ende nuk kemi bërë bilancin përfundimtar. Janë paraqitur punonjës të shërbimit zjarrfikës me djegie të lehta. Janë angazhuar të gjitha forcat dhe është bërë menaxhimi dhe koordinimi me strukturat e tjera. Ende nuk janë kontrolluar të gjitha banesat,” u shpreh ai.
Më tej, drejtori i Policisë theksoi se është ende herët për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa shtoi se do të kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Do të këqyren edhe pamjet e kamerave të sigurisë, nëse kanë mbetur funksionale,” përfundoi Hita.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë operacionet në terren për sigurimin e zonës dhe verifikimin e çdo banese të prekur nga flakët.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






