Transmetuar më 14-04-2026, 19:31

Tiranë, 14 prill 2026– Një pallat në kompleksin rezidencial “Arlis”, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, duke shkaktuar panik te banorët dhe mobilizim të gjerë të strukturave të emergjencës.

Sipas të dhënave paraprake, disa banorë dhe efektivë të shërbimit zjarrfikës janë transportuar drejt QSUT-së, pasi kanë pësuar asfiksi nga tymi, ndërsa po marrin trajtim mjekësor.

Në vendngjarje janë angazhuar rreth 50 efektivë, përfshirë forca nga ushtria, shërbimi zjarrfikës dhe emergjencat civile. Operacioni për shuarjen e flakëve po mbështetet nga dy helikopterë të tipit “Cougar”, tetë mjete zjarrfikëse dhe gjashtë automjete të emergjencave.

Pamjet nga vendi i ngjarjes paraqesin situata dramatike, ku zjarrfikësit evakuojnë të moshuar përmes shkallëve emergjente, ndërsa familjarë largohen me nxitim, mes tyre edhe nëna me fëmijë në krah. Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të godinës, duke e bërë ndërhyrjen më të vështirë.

Autoritetet vijojnë punën për izolimin e zjarrit dhe evakuimin e plotë të banorëve, ndërsa shkaqet e rënies së flakëve mbeten ende të paqarta.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit