Transmetuar më 14-04-2026, 19:23

Tiranë – Rritet në shtatë numri i personave të lënduar si pasojë e zjarrit të rënë në një kompleks banimi pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, mes të lënduarve janë tre efektivë të shërbimit zjarrfikës dhe katër qytetarë, të cilët janë transportuar drejt urgjencës së QSUT-së, ku po marrin ndihmë të specializuar mjekësore.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse vijojnë operacionin për evakuimin e banorëve që ndodhen ende brenda pallatit. Deri në këto momente, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten të paqarta.

Flakët kanë përfshirë dhe kanë dëmtuar rëndë fasadën e godinës, ndërsa dëmet materiale raportohen të konsiderueshme. Në vendngjarje janë angazhuar dy helikopterë, tetë mjete zjarrfikëse, ekipet e emergjencave civile, si dhe katër autoambulanca, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe dhënien e ndihmës së nevojshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit