Transmetuar më 14-04-2026, 18:26

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat shumëkatësh në afërsi të spitalit QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë, duke shkaktuar ndërhyrje intensive të forcave të emergjencës dhe evakuim të banorëve.

Sipas informacioneve paraprake, mes të lënduarve raportohet edhe një zjarrfikës, i cili ka pësuar dëmtime gjatë ndërhyrjes në terren. Nuk ka ende detaje zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Flakët kanë përfshirë me shpejtësi fasadën e ndërtesës dhe janë përhapur në disa pjesë të saj, duke e bërë të vështirë vënien nën kontroll të situatës. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse dhe policie, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe kontrollin e zonës.

Shumica e banorëve janë evakuuar, ndërsa vijon kontrolli i apartamenteve për persona të mundshëm të bllokuar brenda. Rreziku i përhapjes së flakëve në objektet përreth mbetet ende i lartë.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit, ndërsa situata vijon të jetë dinamike.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit