

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat shumëkatësh në afërsi të spitalit QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ndodhen edhe konviktet e studentëve të mjekësisë dhe infermierisë.
Sipas informacioneve paraprake, raportohet për të paktën një person të lënduar, i cili dyshohet se ka pësuar asfiksi. Ai është nxjerrë nga forcat zjarrfikëse përmes shkallëve ndihmëse, pasi ndodhej në katet e sipërme të godinës.
Flakët fillimisht kanë përfshirë fasadën e pallatit dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në struktura të tjera të ndërtesës, duke shkaktuar edhe rrëzim të pjesshëm të fasadës brenda pak minutash. Situata konsiderohet e rëndë dhe rreziku për përhapje në njësitë e tjera të kompleksit mbetet i lartë.
Shumica e banorëve janë evakuuar, ndërsa në vendngjarje ndodhen shërbime të shumta zjarrfikëse që po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve dhe vendosjen nën kontroll të situatës.
Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar nëse ka persona të tjerë të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






