

Situata nga zjarri në kompleksin e banimit pranë spitalit QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të godinës.
Banorët janë përfshirë nga paniku dhe, sipas raportimeve, janë konfliktuar me forcat e rendit, të cilat kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe nuk kanë lejuar afrimin pranë zonës së rrezikut.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, për të ndjekur nga afër situatën dhe koordinimin e masave të emergjencës.
Forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes në pallatet përreth, ndërsa rreziku mbetet i lartë.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






