

Situata nga zjarri në një kompleks banimi përballë spitalit QSUT “Nënë Tereza” në Tirana është përkeqësuar, ndërsa flakët kanë përfshirë pothuajse të gjithë fasadën e godinës.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëme të mëdha materiale, ndërsa ekziston rreziku që zjarri të përhapet edhe në pallatet përreth.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.
Autoritetet vijojnë ndërhyrjen për vënien nën kontroll të situatës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






